(VIDEO) Shilegov: Arsovska gënjen, po e fsheh të kaluarën e saj

by admin
Spread the love

Arsovska gënjen, e fsheh të kaluarën e saj. Çfarë të ardhme mund të presim nga një eprson që e fsheh të kaluarën e saj. Kështu u shpreh kryetari dhe kandidati për Qytetin e Shkupit Petre Shilegov. Ai akuzon kundërkandidaten se edhe premtimet e saj janë gënjeshtra.

Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit

“Dukshëm shihet se kjo nuk është gënjeshtra e vetme e zonjës Arsovska. Janë gënjeshtra edhe premtimet e mëdha që i bën. Në fund të kësaj fushate doli që zonja Arsovska është një mashtrim i madh”.

I pyetur se a kanë argumente për shtetësinë bullgare që thonë se e ka Arsovska, Shilegov vetëm thotë se ajo e fsheh të kaluarën e saj.

Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit

“Thelbi në gjithë procesin është se qartë zonja Arsovska e fsheh të kaluarën e saj. Pyetjen që duhet ta parashtrojnë shkupjanët është se çka fsheh zonja Arsovska. Shkupjanët nuk meritojnë të kenë kryetar që ikë prej debateve, person që i nënvlerëson gazetarët dhe nuk përgjigjet në preskonferenca”.

LSDM sot publikoi edhe letërnjoftimin e bashkëshortit të Arsovskës, që sipas tyre edhe ai ka shtetësi bullgare.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like