(VIDEO) SHBA-të i japin 78 milionë dollarë ushtrisë së Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love




SHBA-të do t’i japin Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut ndihmë në vlerë prej 78 milionë dollarësh. Këto para do të shfrytëzohen për modernizimin, pajisjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të ushtrisë, ka njoftuar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ajo ka thënë se partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së nuk nënkupton vetëm mbështetje politike, por edhe bashkëpunim dhe mbështetje në ndërtimin dhe përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të Armatës. Sipas ministres së Mbrojtjes, për 30 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë partneri dhe aleati strategjik për arritjen e këtyre synimeve.

 SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Mbështetja e aleatëve prej 78 milionë dollarësh do të përdoret për projektet e nevojshme për të arritur objektivat e aftësive të NATO-s dhe do të na lejojnë të zhvillojmë aftësitë tona edhe më intensivisht – të modernizojmë, të pajisemi, të kemi një mbrojtje kibernetike më të fortë. Synojmë një ushtri moderne dhe e avancuar. Ushtria nuk ka kohë dhe në ushtri nuk ka vend për destruktivitet dhe improvizime. Ushtria i shërben shtetit dhe të gjithë qytetarëve”

Petrovska ka deklaruar se janë shumë mirënjohës ndaj partenrëve amerikanë për ndihmën, ndërsa ka theksuar se do të do të vazhdojnë të ndajmë të njëjtat vlera e parime: një botë demokratike, bazuar në një rend ndërkombëtar që garanton sigurinë dhe respektin reciprok. /SHENJA/

 

 

 


You may also like