(VIDEO) SHBA pret që ndryshimet kushtetuese të bëhen sa më shpejtë

by admin
Spread the love




Ndryshimet Kushtetuese ambasadorja amerikan i vlerësoi  si “me të vërtetë të rëndësishme dhe parësore për udhëheqjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajojnë udhëheqjen e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarët e zgjedhur -deputetët që të punojnë në interes të qytetarëve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të bëjnë të gjitha ndryshimet e mundshme që do të mundësojnë rrugën për të hyrë në Bashkimi Europian. Kështu deklaroi sot ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve  lidhur me ndryshimet kushtetuese, si një nga kushtet për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së

“Siç e dini Shtetet e Bashkuara dhe ne e kemi përsëritur këtë shumë herë më parë, ne mbështesim lëvizjen drejt integrimit euroatlantik si një synim afatgjatë i këtij vendi dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me anëtarësimin në NATO dhe besojmë se anëtarësimi në Bashkimi Evropian është i një rëndësie vendimtare dhe do të ketë përfitime të mëdha për këtë vend. I bëjmë thirrje lidershipit dhe të zgjedhurve të këtij vendi që të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më shpejt dhe të bëjnë të gjitha ndryshimet e mundshme që do të mundësojnë hapjen e rrugës hyrëse në BE”.

Ajo e di se këto janë vendime të vështira për këtë vend, por siç theksoi Ageler, qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime shumë më të vështira.

Ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët duhet të hyjnë në kushtetutë do të jenë momenti kryesor politik gjatë vitit që sapo ka filluar. Për momentin nuk ka konsensus  rreth kësaj çështjeje.

VMRO DPMNE është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lëvizja Besa ka kërkuar zgjedhje  të parakohshme si kusht për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. /SHENJA/


You may also like