(VIDEO) SHBA presion Bullgarisë, lëreni Shkupin t’i nisë negociatat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




“Shpresojmë se do t’i lini anash dallimet dhe do të mbështesni integrim e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Kështu shkruhet në letrën e kongresmenëve nga Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të ShBA-së,  drejtuar ambasadorit bullgar në Uashington Tihomir Stojçev.

Ata porosisin të zgjidhet kontesti bilateral mes Sofjes dhe Shkupit që të mundet Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.

Kongresmenët e Dhomës së Përfaqësuese të ShBA-së

“Përkrah asaj që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kushtet që të fillojnë negociatat qasëse me Bashkimin Evropian, mbetet kontesti mes shtetit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut, që i pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i fillojnë ato negociata”.

Sipas kongresmenëve, prolongimi i mëtejmë i progresit në Shkup dhe në Tiranë drejt BE-së do të ngrit dyshime ndaj synimeve të liderëve perëndimor dhe do të hap derë për ndikimit politike antiperëndimore në rajoj, konkretisht nga Kina dhe nga Rusia.

Kongresmenët e Dhomës së Përfaqësuese të ShBA-së

“Besoj se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është e rëndësisë kyçe për paqen shumëvjeçare dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për gjithë bashkësinë transatlantike”

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore.

Ndërkaq, përshkak të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, ende nuk është formuar Qeveria e re.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like