(VIDEO) Sekuestrohet drogë me vlerë 200 mijë euro, në pranga tre persona

by admin
Spread the love




12 kilogram ekstazë në vlerë prej 200 mijë eurosh që do të duhej të përfundonte në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar në pikën kufitare Tabanovc. Nga Drejtoria e Doganave  njoftojnë se bëhet fjalë për sekuestrim të  26 mijë tabletave ekstazë,  84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë. Nga atje thonë se lidhur me këtë ngjarje, kanë dorëzuar kallëzim penale ndaj tre personave.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Janë bërë edhe bastisje shtesë në disa lokacione dhe tek Prokuroria Themelore Publike është dorëzuar kallëzim pendal ndaj tre personave”.

Lëndët narkotike janë gjetur në një makinë me tabela të huaja të rëgjistrimit, që e drejtonte një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

DREJTORIA E DOGANAVE

Pas lëshimit të urdhërave për bastisje të një shtëpie dhe lokaleve të tjera, nga inspektorët e departamentit për kontroll dhe hetim të Drejtorisë së Doganave, në bashkëpunim me policinë e Sektorit të punëve të brendshme në Shkup dhe njësinë e MPB-së për tregti të paligjshme me drogë, janë kryer bastisje në disa adresa në Shkup dhe Tetovë”.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se gjatë këtyre bastisjeve, janë gjetur dëshmi shtesë dhe janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke e çuar në tre, numrin e personave ndaj të cilëve është dorëzuar kallëzim dhe është propozuar masa e paraburgimit për 30 ditë. /SHENJA/


You may also like