(VIDEO) Sali: Ne do të dëshmojnë se jemi ndryshe

by admin
Spread the love

Kandidati i AAA-ASH për komunën e Çairit, Bekim Sali, në emisionin debativ në Tv Shenja, ka deklaruar se ka ardhur koha për ndryshim. Ai më tej ka shtuar se partia e tij e ka dëshmuar më herët se janë më ndryshe nga kundërshtarët politik.

“Dihet kush kërcënohet. Çairin e mbajnë peng disa njerëz. Ne jemi këtu për tu përballur me ta. Drejtësia sot, nesër ose pasnesër do të vijë. Nuk ka mbetur asnjë pjesë e këtij shteti e cila nuk është transformuar ose ka ndryshuar. Procesi i demokratizimit siç e ceka edhe më herët vetëm te kampusi shqiptar po ngec dhe thirrja e çdo anëtari te insitucioneve ndërkombëtare është për demokratizim të insitucioneve dhe jo mbajtje peng e insitutcioneve. Ne jemi pjesë e opozitës në nivelin qendror dhe tani kemi filluar me reforma ose transferim të pushtetit lokal dhe besoj se shumë shpejti do të vijë koha për ndryshime edhe ne nivelin qendror dhe duke filluar me ndryshimet me nivelin lokal prej komunave, niveli lokal edhe i qytetit të Shkupit ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe. Këtë e kemi dëshmuar edhe me mundësinë e vogël që e kemi patur në nivelin qendror./SHENJA/

You may also like