(VIDEO) Sali: Në Çair në mënyrë sistematike bëhet presion ndaj të punësuarve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i AAA-ASH për komunën e Çairit, Bekim Sali, mes tjerash në emisionin debativ në TV Shenja ka folur edhe presionet me të cilat përballen banorët e Çairit në ditën e zgjedhjeve lokale. Sali gjithashtu tha se në mënyrë sistematike bëhen presione ndaj të punësuarve në institucionet publike si dhe në drejtoritë ne Qytetin e Shkupit.

“Po, gjithsesi. Çairi në mapën e vendbanimeve ku votohet, gjithmonë është një pikë e trajtimit të institucioneve edhe ndërkombëtare edhe të vendit. Natyrisht, e kaluar flet për Çairin se nuk ka shprehje të vullnetit të lirë, por ka presione dhe joshje, menaxhim të votuesve ashtu si i konvenon pushtetit. Duke patur parasysh se kemi një betejë me një parti politike  e cila 20 vite është e instaluar në pushtetin qendror dhe në atë lokal banorët e Çairit ballafaqohen me një vështirë të madhe për ta shprehur vullnetin e lirë. Kjo përshkruhet në disa forma. Presioni jashtë shkollave i cili bëhet në korridoret e shkollave. natyrisht këtu edhe në vendvotimet brenda, duke mos u futuar në këtë pjesën tjetër të kërcënimeve të cilat bëhen në mënyrë sistematike ndaj të punësuarve në insitucione publike si në drejtoritë e qytetit të Shkupit, drejtoritë e shkollave, insitucionet shëndetësore, të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme e kështu me radhë”, ka deklaruar Sali. /SHENJA/

You may also like