(VIDEO) Sali: Kriza energjetike nuk do të ndikojë në spitalet

by admin
Spread the love




Edhe për kundër krizës energjetike dhe asaj të ngrohjes, instutucionet shëndetësore  në përgjithësi nuk do të hasin në asnjë pengesë të funksionimit normal, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Ai theksoi se aty ku ka hapësirë për të kursyer energji elektrike do ta bëjnë, por në sektorin e  shëndetësisë, sipas tij, ka vende që nuk mund të kursejnë energji elktrike.

 BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Unë si ministër i Shëndetësisë kam dërguar një letër qarkulluese deri tek të gjithë menaxherët e institucioneve publike, lidhur me kursimin e mundshëm e rrymës elektrike dhe kemi dhënë sugjerime që të kursehet dhe natyrisht ka pjesë të institucioneve, në fakt të spitaleve ku ne nuk mund të kursejmë dhe aty gjithsesi na duhet të sigurojmë vazhdimësi të spitaleve”.

I pari i Shëndetësisë më tej deklaroi se përgjegjësia për furnizimin e institucioneve publike lidhur me materialet, me pajisjet dhe me furnizim të energjisë elektrike është përgjegjësi e sistemit, që nënkupton se jo gjithçka bie mbi barrën e drejtorëve ose menaxherëve të një institucioni publik.

Sali tha se edhe në të kaluarën, dy vjet u përballuam me krizën e Covid-it, pandemisë dhe tani po përballemi me krizën energjisë elektrike si dhe të ngrohjes, por i njëjti shpreson se do të menaxhojnë mirë  edhe këtë krizë dhe do t’ia dalin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


Lexo lajme interesante

You may also like