(VIDEO) Sali: Kërkesat e mjekëve amë legjitime, por po e pësojnë pacientët

by admin
Spread the love

Të gjitha kërkesat janë legjitime dhe të për të gjitha kërkesat  do të punojmë që të zgjedhim të gjitha problemet, kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i pyetur për  grevën e mjekëve amë të cilët sot janë ditën e tretë dhe të fundit të grevës. Por, i pari i Shëndetësisë nuk pajtohet me mjekët amë,  me mënyrën se si ata zgjodhen të futen në grevë, që sipas tij, më së shumti që humbin nga kjo grevë janë pacientët.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË  

“Nëse ka paknaqësi, nëse ka mangësi në sistem, ato zgjidhen përmes bisedës përmes bashkëpunimit të grupeve të punës, takimeve të vazhdueshme të ekspretëve, deri në ardhjen e një zgjidhjeje dhe assesi nuk bëhet me kushtëzime për bojkot treditor ose forma të ndryshme në të cilën përsëri do ta them se pacientët janë ata pikërishtë që viktimizohen”.

Sali më tej tha se është e pakuptimtë që mjekët amë e minimizojnë ose e  neglizhojnë përkrahjen që e bënë ai për ato që nga fillimi marrjes së funksionit si Ministër i Shëndetësisë.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË  

“Në të kaluarën ata e dinë shumë mirë se përkrahja nuk ka qenë në kapacitet dhe në përkrahje të nivelit të këtillë, për reforma të mirfillta në niveë pirmar. 20 vjet ka vazhduar sistemi i njejtë, diçka që ka vazhduar për 20 vjet presionet janë të ndryshme për të arritur ndryshim për tre  muajë, nuk bëhet kjo, un e kamë thënë publikisht dhe përsëri e them, ndryshimet nuk bëhet çdo tre muaj”

Ministri Bekim Sali, thekson se për çdo mjek duhet të jetë primar pacienti dhe jo ana matriale dhe shpreson që sa më shpejtë do të gjejnë gjuhë të përbashkët me mjekët amë. Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like