(VIDEO) Sali: Inspektime të jashtëzakonshme në “Zhan Mitrev”, detajet e rastit të mërkurën

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali njoftoi sot për të gjitha hapat që ka ndërmarr dikasteri që ai drejton lidhur me eksperimentet e kryera nga klinika “Zhan Mitrev” me pacientët e sëmurë  nga korona virusi.  Ai tha se ministria e Shëndetësisë me shumë vëmendje e ka përcjellë situatën, dhe se  është në kontakt me gjithë institucionet kompetente.  Ministri Sali theksoi se kanë ndërmarë tre masa kryesore.

 

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“1.Inspektoriatai shëndetësor është urdhëruar me shkrim që  të kryej inspektim të jashtëzakonshëm në klinikën  Zhan Mitrev.  Po ashtu kërkova nga inspektoriati nëse në 3 vitet e fundit ka pas inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe cilat janë rezultatet e tyre.

2.Agjencia  e ilaçeve MALMED ka inicuar inspektim të jashtëzakonshëm për vërtetuar nëse është respektuar procedura për pëdorimin e hemofiltrimit si metodë për kurimin nga kovid 19. Të dhënat e para tregojnë se nuk është respektuar procedura, por të presim që të vërtetohet gjendja në klinikën Zhan Mitrevi dhe të dhënat do ti kemi nesër.

Procedura e tretë që e aktualizojmë te Oda e mjekëve është zbatimi I mbikqyrjes profesionale të kurimit  të pacientëve  në klinikën Zhan Mitrev”.

Ministri tha se nga raporti pret  vëtretim të saktë të lëshimeve të sistemit, ndërsa  Raporti ka për qëllim që të tregoj gjendjëen faktike në klinikën zhan mitrev.  Sali tha është dashur ti kenë të  gjitha infiormacionet  para se ta informojnë publikun.

 Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë

“Përgjegjësia ime si njeri është e madhe që ti adresoj të gjitha gjetjet. Si ministër  dhe si ministri nuk kemi  asgjë për të fshehur dhe se çdo gjë do të jetë transparente, sapo të vijnë raportet nga institucionet relevante. Përshëndes procedurën e Prokurorisë për ngritjen e procedurës dhe njoftoj se Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme për bashkëpunim”.

Ministri Sali tha se askush nuk është i paprekshëm. Ai njoftoi se konferenca e radhës  do të jetë të mërkurën në ora 11:00 ku dhe do të japin detaje nga gjetjet e institucioneve. /SHENJA/


You may also like