(VIDEO) Ruskovska thotë se është suspenduar drejtësia

by admin
Spread the love

Shefja e Prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin ka paraqitur ankesë në Këshillin e Prokurorëve Publik, kundër suspendimit të saj nga ana e kryeprokurorit Lubomir Joveskit. Suspendimin ajo e sheh si suspendim të drejtësisë, pas çka thotë se vështirë që ndonjë kolegë i saj do të vazhdonte të punonte me këto lëndë.

Villma Ruskovska, prokurore

“Këtë nuk e cilësoj si suspendim të Villma Ruskovskas, por e cilësoj si suspendim të së drejtës dhe suspendim të drejtësisë. Pa dallim se çfarë kishte komunikata se lëndët do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë, pas kësaj që më ndodhi mua, nuk besoj se kushdo nga kolegët seriozisht do të vazhdojë me këto lëndë”.

Megjithatë ajo nuk mendon se do të përfundojë si ish kryeprokurorja Katica Janeva. Ruskovska shprehet se ka vepruar në pajtim me ligjin.

Villma Ruskovska, prokurore

 “Unë nuk e kam keqpërdorur funksionin tim, aq më pak për mjete financiare ashtu siç u vërtetua në rastin e Katica Janevas dhe nuk e krahasoj fatin tim me të sajin. Dua të theksoj se gjithçka që kam bërë  në të dyja lëndët, është në pajtim me ligjin”. 

Me qenëse lëndët tani Ruskovska duhet t’ia dorëzoj zëvendëses së saj Ivana Trajçevas, mirëpo thotë se edhe kundër saj Joveski ka ngritur procedurë discliplinore, përshkak të kontrollit në Policinë Financiare. Prokurorja Ruskovska ka dy raste që janë nën hetim – një për Policinë Financiare dhe tjetri për stacionin e kontrollit teknik ku është regjistruar autobusi i djegur në Bullgari.

Prokurorja Ruskovska e komentoi edhe dorëheqjen e dretorit të Policis Financiare Arafat Muarremit. Ajo u shpreh se Muarremi ka bërë paradë me dorëheqjen, pasi atij një ditë më parë i ka mabaruar mandati.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like