(VIDEO) Rusia i kundërpërgjigjet Maqedonisë së Veriut, dëbon një diplomat nga Moska

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Federata Ruse ka dëbuar një tjetër diplomat të Maqedonisë së Veriut nga ambasada në Moskë. Vendimi vjen si masë reciproke ndaj dëbimit të diplomatëve rus nga Maqedonia e Veriut këtë verë. Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot se notën për shpalljen ‘persona non grata’ të punësuarin në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut ia kanë dorëzuar ushtrueses së detyrës ambasadore në Moskë.

MINISTRIA E JASHTME E RUSISË
“Më 4 tetor, ushtruesja e detyrës ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse Olivera Çaushevska-Dimovska, u thirr në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ku iu dorëzua notë nga Ministria me të cilën një i punësuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë shpallet ‘persona non grata’”.

Ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre kjo “hakmarrje” e Federatës Ruse do të dëmtojë përpjekjet për marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Nga Ministria thonë se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut ka qenë e arsyetuar, për shkak të shkeljes së Konventës së Vjenës, ndërsa masa reciproke nga Rusia është e pa bazë dhe jo meritore.

MINISTRIA E JASHTME E RMV-SË
“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore. Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Prandaj, hapi i sotëm i palës ruse është plotësisht i pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për t’i avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Moskë funksiononte me vetëm dy persona. Tani pas dëbimit të një të punësuari, atje mbetet vetëm ushtruesja e detyrës ambasadore në Rusi Olivera Çaushevska Dimovska. Ministria e Jashtme njoftoi se së shpejti do të dërgohet edhe ambasador i akredituar në Federatën Ruse, i cili i ka kaluar të gjitha procedurat për emërim. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like