(VIDEO) RMV nesër në fazën e portokalltë, temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë

by admin
Spread the love

Drejtoria për punë hidro-meteorologjike njoftoi se që nga dita e mërkurë Maqedoninë e Veriut do ta kaplojë një valë shumë e nxehtë e motit. Bazuar në raportet e tyre temperaturat do të jenë kryesisht shumë të larta mbi 30 gradë dhe pjesërisht diku edhe mbi 40 gradë celsius. Theksojnë se ky i nxehtë do të kaplojë vendin deri në ditën e dielë, ku masa ajrore do të jetë e qëndrueshme dhe shumë ngrohtë nga jugu.

DREJTORIA PËR PUNË HIDRO-METEOROLOGJIKE

Nga e mërkura deri të dielën zona jonë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të qëndrueshme dhe shumë të ngrohtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot më të nxehtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë”.

Në ndërkohë, sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga HMRC, në territorin e vendit tonë nesër do të jetë në fazën e verdhë aktive, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut në nivelin e portokalltë për rrezik nga temperaturat e larta. Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja, niveli i portokalltë do të jetë aktiv kudo.

Organet kompetente bëjnë thirje tek qytetarët që të kenë kujdes në këto ditë të të nxehtit dhe se për çdo përkeqësim të shëndetit të kontaktojnë mjekun amë. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like