(VIDEO) RMV-ja zyrtarisht bëhet anëtare e Unionit për Mesdheun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




42 vende votuan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun – një organizatë që përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së si dhe vendet mesdhetare që nuk janë pjesë e BE-së, njoftoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai deklaroi se kjo marrëveshje do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të jetë një vlerë e shtuar e Bashkimit Evropian.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut do të mundësojë jo vetëm ndërlidhje me shtete të cilat mbulojnë rreth 700 milionë banorë, por natyrisht edhe integrim në strukturat e Bashkimit Evropian të cilat e mbulojnë Mesdheun. Sigurisht edhe me interaksione të nevojshme me shtete në kuadër të këtij unioni”

Sipas Osmanit, nga sot vendi do të jetë pjesë e shumë projekteve,ndryshimeve klimatike, situatës energjetike e korridoreve transportuese.

Minisitri Osmani ka shprehu mirënjohje për njohjen e interesit të theksuar të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Unionin për Mesdheun, si dhe për besimin e dhënë. Ai ka premtuar se Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në promovimin e zhvillimit, punësimit, kohezionit rajonal dhe integrimit socio-ekonomik, duke i dhënë vlerë shtesë marrëdhënieve, në përgjithësi, në rajonin euro-mesdhetar. /SHENJA/

 


You may also like