(VIDEO) Rezultatet e regjistrimit të popullsisë do të publikohen më së voni në muajin mars

by admin
Spread the love

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë do të publikohen më së voni në muajin mars. Këtë e paralajmëroi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski. Përpunimi i të dhënave sipas tij ka filluar që kur përfundoi procesi i regjistrimit në terren dhe sapo të përfundojnë me përunimin e tyre, thotë se të dhënat do t’i publikojnë në opinion.

Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave

“Ky është një proces i pashmangshëm pas çdo operacioni statistikor dhe është pjesë e procesit të përgjithshëm në këtë operacion. Ajo fazë është e rëndësishme po aq sa realizimi i regjistrimit. Më së voni në mars presim që t’i publikojmë rezultatet, nëse arrijmë më herët sigurisht që nuk do të presim deri në mars”.

Sa i përket qytetarëve të cilët kanë vendosur që ta bojkotojnë regjistrimin, ai theksoi se ESHS nuk e ka për obligim që të ndërmarrë masa ndaj tyre.

Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave

“Rastet e tilla sipas tij, tashmë janë proceduara, ndërsa masat duhet të ndërmerren nga ana e institucioneve të tjera. Unë nuk e di dhe nuk merrem me numrin se sa janë ato. Është e parëndësishme, as nuk ka shqetëson, por as nuk luan ndonjë rol në rezultatet përfundimtare”.

Gjatë procesit të regjistrimit shtoi ai janë përfshirë të gjitha objektet e banimit.  Nuk përjashton mundësinë për mospërfshirje eventuale të një numri të vogël të qytetarëve, por pas përpunimit të të dhënave asnjë person tha se nuk do të mbetet i papërfshirë në regjistrim.

Regjistrimi i popullsisë u realizuar nga data 5 deri më 30 shtator. Emine Ismaili /SHENJA/ 

You may also like