(VIDEO) Revizorët: Masat antikrizë në sektorin e turizmit nuk janë zbatuar si duhet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Enti Shtetëror I Revizionit ka arritur në përfundim se masat e Qeverisë gjatë pandemisë në sektorin e turizmit janë zbatuar në një shkallë shumë të ulët. Sipas revizorëve krijimi i masave dhe politikave duhet të kryhet me planifikim strategjik afatmesëm dhe afatgjatë në nivel shtetëror, me përcaktimin e qëllimeve dhe prioriteteve, si dhe nevojën për analizë të ndikimit të masave me çka do të sigurohet monitorim i efikasitetit të zbatimit të tyre dhe do të jepen drejtime për veprim në të ardhmen.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

Mosdisponueshmëria e të dhënave në kohë, të konsoliduara dhe të qarta për mbështetjen e dhënë financiare, e bën të pamundur përgatitjen e analizave në kohë dhe efikase të efektit të masave të qeverisë në sektorin e turizmit. Revizorët konstatuan nivel të ulët të zbatimit të masave në sektorin e turizmit, edhe atë: Shkalla e ulët e realizimit të masave në fushën e turizmit nuk korrespondon me synimet e përcaktuara për përballimin e krizës pandemike”.

Për sa i përket korrnizës së vendosur ligjore që rregullon sektorin e turizmit, revizioni konstatoi se ka nevojë për ndryshime në rregulloret ligjore për shkak të vështirësive në zbatimin e zgjidhjeve ligjore, gjë që çon në vështërsi edhe realizimin e programeve për zhvillim të turizmit. Me analizën e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2016-2021 dhe të Planit të Veprimit 2019-2021, revizorët konstatuan se nuk është ndjekur realizimi i aktiviteteve të planifikuara dhe është e pakënaqshme shkalla e zbatimit të aktiviteteve nga Plani i Veprimit, gjë që ndikon në planifikimin, krijimin, miratimin dhe zbatimin e politikave dhe masave në fushën e turizmit.

Me ndërprerjen e punës së Trupit Koordinues për Turizmin, nuk ka koordinim të plotë ndërmjet institucioneve dhe bartësve të sektorit të turizmit, ndërsa veprimi individual sjell uljen e ndikimit të sektorit në krijimin e politikave intervente për përballjen me krizën Covid-19, llojin e masave, dhënien në kohë dhe realizimin e shpejtë të tyre.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

“Në lidhje me krijimin e masave ekonomike për përballimin e pandemisë, është konstatuar mungesë dokumentacioni për analizë dhe vlerësim të mëparshëm gjatë krijimit të masave, i cili bazohet në fushëveprimin e planifikuar dhe fondet e nevojshme për secilën masë ekonomike, kushtet dhe kriteret për dhënien e tyre, si dhe analiza për ndikimin e masave dhe përcaktimin e qëllimit që duhet të arrihet në afat të shkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Kjo situatë e bën të vështirë monitorimin e suksesit të zbatimit të masave, si dhe mungesën e udhëzimeve të ardhshme për veprim”.

Qeveria e RMV-së nuk ka sistem të vendosur për ndjekjen e secilës masë në veçanti dhe nuk është krijuar dhe publikuar bazë qendrore e të dhënave e cila në nivel ditor ose mujor do të publikojë informacione për shkallën e realizimit të secilës masë në veçanti me të dhënat për mjetet e planifikuara, numrin e subjekteve afariste dhe qytetarët për të cilët janë dedikuar këto masa, burimin e mjeteve, shkallën e shfrytëzimit dhe mospërdorimit të tyre, si dhe arsyetimet për mos realizueshmërinë e masave.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like