(VIDEO) Regjistrimi, 96,5% e popullsisë kanë shporet elektrik, sa banorë ka do të dihet në mars

by admin
Spread the love

Enti Shtetëror i Statistikës, ka publikuar  të dhënat e detajuara nga regjistrimi I vitit 2021 për amvisëritë në vend, numrin e shtëpive që përdorin ngrohje, sa prej tyre kanë garazh,  shporet me gaz, lidhje telefonike dhe numrin e dhomave në banesa. Sipas entit 96.5 për qind e amvisrive kanë shporete elektirke, ndërsa rezultatet përfundimtare të regjistrimit do të shpallen në mars të këtij vitit, kur Enti I Statistikave do të shpallë të dhënat e plota për numrin e përgjithshëm të popullsisë të përfshirë në regjistrim.  Drejtori i Entit të Statistikave,  Apostol Simovski në një prononcim për MIA-n, tha se me regjistrimin e kryer me sukse kanë treguar se Enti i Statistikave është institucion profesional në të cilin punon staf adekuad.  Simovski sqaroi se më 30 shtator 2021 ka përfunduar pjesa në terren e regjistrimit dhe nga 1 tetori ka filluar përpunimi i të dhënave që do të përfundojë me publikimin e  të dhënave përfundimtare dhe dorëzimin e tyre në Eurostat për krahasim ndërkombëtar.

Apostol Simovski, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave

Gjithçka po shkon sipas planit. Ekipet përgjegjëse për faza të caktuara të përpunimit janë duke punuar me dinamikën e përcaktuar, nuk është raportuar për asnjë pengesë dhe vonesë, ndaj besojmë se do të respektojmë afatin ligjor dhe deri në fund të marsit 2022 do të publikojmë grupin e parë e të dhënave të shumëpritura të Regjistrimit.

 

Simonovski thotë se me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë  dhe zbatimin e teknikave të reja do të mund ti përpunojnë të dhënat përfundimtare.

Apostol Simovski, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave

“Duhet pasur parasysh së ky Regjistrim është zhvilluar me një metodë të kombinuar, kështu që vetë përpunimi i tyre është diçka e re për ne. Por, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtar dhe me zbatimin e teknikave më të fundit në këtë fushë, do të arrijmë sukses”.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për tri kategori të popullsisë, përkatësisht: popullsia totale rezidente, popullsia jorezidente dhe popullsia totale e regjistruar, kategori që mbulon dy kategoritë e mëparsshme të popullsisë.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në vend, popullsia ishte 2.0022.547, kishte 564.296 familje, dhe 698.143 apartamente.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like