(VIDEO) Radev për maqedonasit: E rrisim eksportin e energjisë, por harroni të kaluarën

by admin
Spread the love




Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev thotë se janë të gatshëm që të rrisin eksportet e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut në përputhje me rregullat e tregut evropian të energjisë dhe legjislacionit bullgar. Radev tha se së bashku me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Komisionit Evropain, Ursula von der Leyen, kanë biseduar për mundësitë e BE-së për të mbështetur financiarisht Maqedoninë e Veriut për të shmangur një krizë të mundshme likuiditeti,

Rumen Radev i bëri thirrje aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut që të mendojnë për të ardhmen e vendit tonë, të çliruar nga e kaluara.

Rumen Radev, presidenti i Bullgarisë

“Pres që shtetasit në vendin tonë mik të tregojnë mençuri politike dhe të ndërtojnë të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të çliruar nga ideologjitë e së kaluarës”

Bisedimet e mbetura politike mes dy vendeve, sipas Radevit, po zhvillohen në një atmosferë normale të respektit dhe miqësisë reciproke. Është shumë e rëndësishme që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kuptojnë, tha presidenti i Bullgarisë, se zbatimi i obligimeve dypalëshe duhet të vazhdojë sa më parë. Kjo është garancia për përshpejtimin e integrimeve evropiane për  Maqedoninë e Veriut, tha Radev dhe kujtoi se negociatat reale për anëtarësimin e saj sipas kornizës negociuese nuk kanë filluar, por do të fillojnë kur vendi të përfshijë bullgarët në Kushtetutën e saj. Të gjitha çështjet që janë vonuar për shumë vite duhet të zgjidhen. Është e pashmangshme të flitet për historinë e përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like