(VIDEO) Radev: Heqja e bllokadës bullgare varet vetëm nga Shkupi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Heqja e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk varet nga Sofja, por vetëm nga Shkupi. Kështu thotë presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, i cili është edhe kandidat për një tjetër mandate në zgjedhjet që po mbahen sot në Bullgari. Radev theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë veprime për të dëshmuar se është e gatshme për fqinjësi të mirë.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË
“Fillimi i bisedimeve nuk do të varet nga Qeveria e re e ardhshme e as nga parlamenti i ri, por do të varet nga vetë Maqedonia e Veriut, e cila duhet të ndërmarrë masa adekuate. Jam i bindur se vetëm me dialog të hapur mes Sofjes dhe Shkupit do të ndërtojmë marrëdhënia të sinqerta miqësore, siç presin njerëzit nga të dy anët e kufijve”

Ndër veprimet që pret Bullgaria nga Maqedonia e Veriut është respektimi i pakicës bullgare, kulturës dhe trashëgimisë bullgare në Maqedoninë e Veriut.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË
“Çelësi për fillimin e bisedimeve është në respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes, ndalimin e përpjekjeve për shkatërrim sistematik të trashëgimisë historike kulturore bullgare”

Sot në Bullgari po mbahen zgjedhje për president, por edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi zgjedhjet e fundit parlamentare këtë verë nuk prodhuan koalicion për formimin e Qeverisë së re. Ndërkohë Maqedonia e Veriut pret që në Samitin e radhës të BE-së më 15 dhjetor të marrë datë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Për këtë duhet të pajtohet edhe Bullgaria, e cila deri tani ka bllokuar vendin për shkak të kontestit rreth identitetit, gjuhës dhe historisë.  /SHENJA/


You may also like