(VIDEO) Qytetarët kërkojnë rregullimin e rrugës për në Matkë

by admin
Spread the love

Një ndër vendet më të vizituar në vend, Kanioni i Matkës, ishte i mbushur me turist të huaj dhe nga vendi këtë të diele. Por, ajo që më së shumti i pengon vizitorët është edhe rruga e ngushtë dhe e shkatërruar nga gropa të shumta, gjë që vështirsonë vizitorët të lëvizin në atë pjesë.

Banorët e intervistuar për Televizionin Shenja kërkojnë që rruga sa më shpejtë të ndërtohet dhe të zgjerohet, që turistët të ndjehen më komod dhe të arrijnë t’i shikojnë bukuritë e Matkës.

QYTETAR

“Rrugët janë katastrof, apeloj që rrugët t’i ndërtojnë dhe të ndërtojnë edhe parkingje, nuk do të ishte keq”.

 QYTETAR 

“Është vend i bukur, rruga pak nuk është e mirë, megjithatë vendi është i shkëlqyeshëm, ajri i mirë, lumi i pastërt. I sugjeroj  të gjithë ata që nuk kanë e kanë vizituar këtë vend, mos të hezitojnë por të vijnë e të vizitojnë Kanjonin e Matkës, ndërsa për rrugët duhet të sanohet disa pjesë”.

Ndërkaq, kishte edhe prej atyre që me ironi deklarojnë që kushtet në këtë pjesë turistike janë në nivelin më të lartë.

QYTETAR

“Kushtet janë të nivelit më të lartë, atë që çka mund një shoqëri të na ofrojë, rrugët shumë të mira, më të mira nuk ka, ja shikoni”

Ndërkohë, zyrtarët e komunës së Sarajit, kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur projekt për ndërtimin e rrugës në Matkë të Poshtme, ndërsa tashmë kanë përfunduar matjet gjeodezike.

Matka gjendet në Komunën e Sarajit dhe është 15 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit. Gjatë stinës së verës me temperatura të larta, shumë qytetarë dhe turistë zgjedhin pikërisht Kanjonin e Matkës për t’u freskuar.

Samir Mustafa/ SHENJA/

 

You may also like