(VIDEO) Qytetarët e nervozuar kërkojnë zgjidhje për transportin urban

by admin
Spread the love

Bllokimi  i udhëkryqit përballë Qendrës Tregtare Mavrovasja, të  udhëkryqit tek Kryqi i Kuq si dhe Bulevardi Ilinden, nga ana e transportuesve privat, qyteti u shndërrua në një gjendje të pazakontë.

Ekipi i Televizonit Shenja ishte në të gjitha këto pika ku transportuesit privat me të gjithë autobusët  tyre kishin bllokuar rrugët, nga atje pamë se kishte nxënës të cilët ishin vonuar për në shkollë, të mëshuar që nuk mundë të udhëtonin për në spitale dhe puntorë të cilët me shumë vështirësi kanë arritur në vendin e tyre të punës. Edhe përkundër të gjithë kësaj rrëmuje në kryeqytet, qytetarët japin mbështetje për transportuesit privat, të cilët bëjnë apel që sa më shpejtë të gjindet një zgjidhje.

QYTETAR

“Mirë mirë, kjo është bash e shkëlqyeshme, ajo se çfarë nuk bënë duhet të bëhet dhe të realizohet. Duhet që kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska të ndërmerë diçka, nuk e kemi zgjedhur kotë”.

QYTETAR

“Çka të komentojë, ky është shteti jonë, nuk kamë fjalë tjetër, shoferët kanë drejtë, kjo u ka deshtë  në kohë të zgjidhet , nuk mundet kaq kohë të gjatë mos të ketë zgjidhje, duhet dikush menjëherë të tregojë kështu është dhe u kry dhe të përgjigjet ndokush”

QYTETARE

“Kjo nuk është rregull, mëkat është që populli të mbetet pa punë, por Danella thotë se ku janë parat që kanë udhëtuar për 5 vjet, çka kanë paguar në autobusë.  Kam një apel që t’ju paguajë paratë e tyre dhe të fillojnë të punojnë”.

Ndërkaq, një tjetër qytetar deklaroi se ky problem duhet të zgjidhet nga sistemi gjyqësor.

QYTETAR

“Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaron se ajo ju paguar paratë, këta deklarojnë se nuk ju është paguar borxhi, un mendoj se këtu ky problem të zgjidhet nga sistemi gjyqësor, t’i tregojnë të gjitha faktet nga të dyja palët dhe për dy-tre ditë të zgjidhjet kjo çështje”.

Përndryshe disa qytetarë të tjerë ankohen se  nuk po  munden të të shkojnë në punë në kohë , pasi rrugët janë të bllokuara, andaj sipas tyre, ata janë të detyruar të paguajnë taxi dhe ajo ju kushton më shtrenjtë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like