(VIDEO) Quçukov: Bullgaria nuk mund ta heqë veton deri më 14 dhjetor

by admin
Spread the love




Bullgaria e ka humbur të gjithë përparësinë e saj si anëtare e BE-së, sepse asnjë vend i BE-së nuk e ka përkrahur Sofjen. Ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Lubomir Quçukov, për BNT deklaroi se Bullgaria në gjashtë vitet e fundit e ka theksuar qasjen e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa në  mars të këtij viti, presidenti Rumen Radev e vendosi në fokus mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lubomir Quçukov, ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme

“Kështu Bullgaria ka arritur të dalë nga mbrojtja rrethore dhe tashmë ka ofruar mënyrë se si të zgjidhet problemi. Megjithatë, Bullgaria duhet të punoj për gjetjen e një zgjidhje dhe ajo duhet të jetë e ndërsjelltë përmes dialogut. Bullgaria është e interesuar që të gjejë zgjidhje të atillë sepse koha punon kundër interesit bullgar”.

Ndërkombëtarët shtoi ai, po i ushtrojnë presion të madh shtetit bullgar për tërheqjen e vetos ndaj Maqedoninë e Veriut. Quçukov tha se afati i tërheqjes së vetos për fillimin e negociatave të Shkupit me BE-në është shumë i shkurtër.

Lubomir Quçukov, ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme

“Në kushtet e tanishme, kur në Bullgari janë negociatat për krijimin e Qeverisë, nuk ka mënyrë për të sjell vendimin para Samitit të BE-së”.

Pushteti në vendin tonë është i bindur se do të marrim datë për fillimin e  negociatave më 14 dhjetor. Vetë kryeministri Zoran Zaev hoqi dorë nga dorëheqja si kryeministër dhe si kryetar i LSDM-së, pasi që siç tha në dhjetor presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like