(VIDEO) Qeveria shpall krizë energjetike 30 ditore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria sot ka shpallur gjendje krize në sektorin energjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Ministri i Ekonimisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë konferencës për media tha se me propozim të Komisionit për monitorimin e situatës me furnizimin e energjisë  elektrike të formuar nga Ministria e Ekonomisë, kanë marrë vendim për shpalljen e krizës energjetike në furnizim, që zgjat 30 ditë. Ai gjithashtu tha se, para disa ditëve kanë bërë plotësimin dhe ndryshimin e dekretit me fuqi ligjore e cila del prej Ligjit për Energjetikë, që Qeveria prej buxhetit të mund të ndikojë pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike. Ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për masa restriktive.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë

“Dua të informojë të gjithë opinionin  që më vetëm se është miratuar gjendje krize në sektorin energjetik dhe në asnjë mënyrë nuk janë miratuar masa resktriktive të cilët do të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të gjithë qytetarëve. Për momentin në bazë të gjitha vlerësimeve, informatave nga të gjithë kompanitë energjetike në vend sa i përket sektorit energjetik, është gjendja stabile, ka furnizim konstat me energjinë elektrike edhe për amvisnit por njëkohësisht edhe për industritë

Bekteshi gjithashtu tha se deri në fund të muajit vendi ynë është i siguruar në pjesën e importit të rrymës elektrike.

 Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë

“Deri më 29 nëntor jemi të siguruar në pjesën e furnizimit ose importit të energjisë elektrike dhe gjithsesi procedurat teknike do të shpjegohen në mënyrë plotësuese. Qëllimi ynë është që mos të ketë masa restriktive, mos të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari e tutje, dhe prandaj i vendosim këto mjete në përmirësimin e likuiditetit të kompanive energjetike në vendin tonë”

Ministri i Ekonomisë potencoi se për momentin nuk ka shkarkime në bordin e sektorit energjetik. Ndërsa shtoi se  kriza është shkaktuar nga moti dhe fatkeqësitë natyrore, aksidentet dhe ndërprerjet në tregjet e energjisë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like