(VIDEO) Qeveria premton se nuk do të ketë probleme për ngrohjen

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik  Bekteshi kanë deklaruar se është zgjidhur problemi me mungesën e ngrohjes qendrore dhe  se procesi i zgjidhjes së problemit të ngrohjes qendrore ka filluar.

FATMIR BYTYQI-ZV KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Ditëve në vijim kishte paqarëtsi se kujt i takon përgjegjësia për zgjedhjen e këtij problemi. Por, edhe pse sigurimi i ngrohjes qendrore është shërbim publik dhe duhet nga qyteti i Shkupit të sigurohet, por, sërish, qytetarët janë në vend të parë dhe këtë e bëri Qeveria”.

Ndërsa, Kreshnik Bekteshi shprehet i prerë duke premtuar qytetarët se “jo vetëm nesër, por deri në fund të sezonit të ngrohjes qytetarët e Shkupit do të zgjohen me radiatorë të ngrohur”

E ndërkohë ka reaguar VMRO-ja opozitare me anë të zëdhënëses Marija Miteva, duke akuzuar LSDM-në, se për shkak të paaftësisë së Qeverisë së LSDM-së, qytetarët paguajnë shpenzime më të larta për ngrohje dhe janë në paqartësi nëse do të ketë ngrohje.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

“Menaxhimi katastrofik i krizës nga ekipi energjetik dhe ekonomik i LSDM-së përmes Bekteshit dhe Bytyqit shihet përmes qëndrimit të SHA Te-To Shkup, ku paralajmëruan se çmimi i propozuar nga qeveria do të nënkuptojë funksionimin e tyre me humbje dhe se kjo është vetëm zgjidhje e pjesshme e problemit. Po ashtu, ata kanë kërcënuar se do t’ia heqin licencën BEG-së, që është një tjetër gënjeshtër në vargun e gënjeshtrave të LSDM-së”.

Këto reagime vijnë pasi ngrohja qendrore është shtrejtuar për 14 për qind. Ndërkohë, Pesëdhjetë e katër mijë amvisëri, 95 institucione arsimore dhe 1.027 objekte të tjera në kryeqyte rrezikohet që të mbesin pa ngrohje pasi që furnizuesi, Balkan Energy Group  ka njoftuar se do ta ndërpresin ngrohjen. Kjo kompani kërkojnë ndihmë nga Qeveria për vazhdimin e ngrohjes, përkatësisht 9 milionë euro për furnizim me gaz natyror vetëm për muajin janar.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like