(VIDEO) Qeveria luan ngriva-shkriva me qytetarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Qeveria sot ka marrë vendim që nga nesër të rritet çmimi i ngrirë i domateve në 95 denarë për kilogram, i njëjti çmim do të jetë edhe për kastravecat, ndërsa qepa do të rritet për 10 denarë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo rritje bëhet si rezultat i asaj që ka pasur ndryshime në çmimet e importit në doganën tonë edhe atë rritje për 30% për disa produkte të caktuara, veçanarisht tek domatet, kastravecat, pasuli dhe qepët.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

Ka rritje të caktuara të çmimeve të produkteve të ngrira nga java e kalur, për asrsye se javën e kaluar u njoftuan ndryshime në çmimet e importit. Rritje ka për çmimet e domateve për të cilat 95 denarë do të jetë çmimi më i lartë, gjithashtu edhe kastravecat 95 denarë, çmimi i qepëve është rritur për 10 denarë, çmimi i specave do të jetë 100 denarë, thjerrëzat 110 denarë ndërsa të gjitha produktet tjera do të jenë me çmime ndër 100 denarë”

„Kjo masë do të zgjasë gjatë gjithë muajit dhe nëse me kalimin e kohës vërejmë ulje të çmimeve të faturave do të ndërhyjmë me ulje, tha Bekteshi. Pas këtyre korrigjimeve, ministri beson se frutat dhe perimet nuk do të fshihen më nëpër magazina dhe do të jenë në dispozicion për shitje të rregullt pa ndërprerje sepse në terren vazhdojnë kontrollet nga institucionet kompetente.

Lidhur me faturat e rreme, të cilat tregonin importe më të lira të pemëve dhe perimeve, ai tha se Drejtoria doganore është duke u koordinuar me institucionet në Turqi dhe Greqi në kërkim të fajtorëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 


You may also like