(VIDEO) Qeveria e re gati javën e ardhshme, Mickoski nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme

by admin
Spread the love




Viti 2022 do të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai thotë se kjo Qeveri nuk e ka aprovimin e votuesve dhe duhet patjetër tu lejohet qytetarëve që përmes zgjedhjeve demokratike të zgjedhin qeverinë që duan.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Pres që të ketë zgjedhje këtë vit, kjo patjetër të ndodh sepse duhet t’i jepet mundësi popullit që të zgjedh Qeveri politike të tillë siç e don populli. Frika e Qeverisë është se VMRO DPMNE do të korrë fitore të madhe në ato zgjedhje. Frika e partnerëve qeveritarë është se nuk do të mund ta shantazhojnë VMRO DPMNE-në. VMRO DPMNE do të udhëheqë politikë e cila e lufton krimin dhe korrupsionin, politikë që bazohet në reforma në shoqëri, politikë të progresit, reformave ekonomike”.

Duke komentuar Qeverinë e ardhshme nga mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski, Mickoski tha se vetë fakti që Kovaçevski ka pranuar të jetë mandatar pa bekimin e popullit tregon se ai do të jetë vetëm vazhdues i politikave të Zaevit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Njeri i cili është mandatar pa pasur legjitimitet nga populli, ju flet mjaftueshëm se për çfarë karakteri dhe çfarë personi bëhet fjalë. Nuk pres asgjë tjetër pos vazhdimit të politikave të zaevizmit”

VMRO DPMNE insiston se rezultati i zgjedhjeve lokale ka dëshmuar se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, dhe si pasojë duhet të organizohen zgjedhje parlamentare për të zgjedhur qeveri të re. /SHENJA/

 


You may also like