(VIDEO) Qeveria do të rregullojë me ligj posedimin dhe tregtinë me kriptovalutat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




 

Mandatari për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, në propozim programin e qeverisë së re të cilin e dorëzoi dje në kuvend ka paraparë edhe rregullimin me ligj të posedimi tdhe  tregtisë kriptovalutave.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut kriptovalutat nuk janë të ndaluara, pasi nuk ka ligj të veçantë me të cilin rregullohet përdorimi i tyre. Qeveria e re planifikon të dorëzojë ligj për rregullimin e kësaj çështje, me çka do të ketë taktim për kriptovalutat.

PROPOZIM -PROGRAMI I QEVERISË

“Ne duam t’u bashkohemi tendencave të reja globale, të cilat po përparojnë seriozisht në sistemet më të zhvilluara financiare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’u mundësojë qytetarëve që zotërojnë bitcoin ose kriptovaluta të tjera stabile, t’i shkëmbejnë ato në mënyrë të ligjshme, ndërsa kompanive vendase të tregtojnë jashtë vendit me kriptovaluta te furnitorët e tyre, sipas propozimit të programit të qeverisë”.

Në këtë mënyre pritet të miratohet një zgjidhje ligjore, e cila do të përgatitet nga Qeveria dhe Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe në konsultim me bankat komerciale në vend, ndërsa do të konsultohen edhe ekspertët përkatës për këtë temë. Zgjidhja formale do të ndjekë rregulloret dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për rregullimin e tregut të kriptomonedhave. Në këtë kuadër do të vendosen zgjidhje për mekanizmat mbrojtës nga abuzimet e mundshme, si dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe uljen e ekonomisë joformale. /SHENJA/


You may also like