(Video) Putini si Hitleri, çfarë zbuloi dridhja e dorës në takimin me Lukashenkon?!

by admin
Spread the love

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e nisur më 24 shkurt të vitit 2022 është kthyer në një kryefjalë në të gjithë botën. Putin është ndër liderët më të komentuar ditët e fundit. Mediat e huaja një ditë më parë kanë publikuar një video, ku shihej presidenti rus, duke iu dridhur duart.

Përmes fotove të publikuara u shtuan më shumë dyshimet mbi shëndetin e liderit të Kremlinit, që thuhet sistematikisht kohët e fundit që vuan nga një sëmundje.

Mediat raportojnë se video është fiksuar gjatë takimit që Putini pati me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Lideri rus, shfaqet duke iu dridhur duart në mënyrë të pa kontrolluar gjatë takimit me mikun e tij.

Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet që u shfaqën tregonin fytyrën e tij të fryrë. Për analogji, mediat kanë risjellë disa fakte nga Adolf Hitleri dhe gjendjen e tij të dobët shëndetësore teksa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërkohë theksohet se imazhet e Hitlerit janë parë nga fundi, kur ai u pa gjallë dhe shfaqej jashtë bunkerit të tij në Berlin.

Ajo kishte si qëllim të tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po rrethonin kryeqytetin gjerman. Klipi, i cili u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine, për të shmangur skenat e “turpshme”.

Historiani britanik Richard Evans tregoi më parë se si Hitleri filloi të shfaqte simptoma të sëmundjes së Parkinsonit në fillim të luftës.

Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinsoni mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve. Kujtojmë se Hitleri vrau veten brenda bunkerit të tij, i cili ishte ndërtuar pranë Kancelarisë së Rajhut të Berlinit, më 30 prill 1945.

Vrasësi masiv i mori jetën edhe gruas së tij Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.

Rruga Press

You may also like