Punonjës të pikës së pagesës në Romanovcë, në magjistralen Kumanovë-Milladinocë, kanë lënë 18 persona zyrtarë që të kalojnë pa paguar taksën rrugore. Automjetet e tyre private janë lënë të kalojnë pa paguar 959 herë, në periudhën nga 1 janari deri më 15 gusht të këtij viti.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Ndaj 18 zyrtarëve është parashtruar kallëzim penal, 12 prej të cilëve policë, pjesëtarë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ndërsa gjashtë të tjerët janë punonjës të pikë-pagesës “Romanovcë” në Ndërmarrjen Publike të Rrugëve Shtetërore, për shkak të ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave nga neni 353 i Kodit Penal”
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës ndaj punonjësve të policisë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të vendosë masa për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e përgjegjësisë disiplinore.
Anida Murati /SHENJA/