Video/ Protestuesit anti-qeveritarë në Iran përmbysin makinën e policisë pas vdekjes së 22-vjeçares (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Protestues në Iran tentuan sot të përmbysnin një makinë policie në vijim të zemërimit të gjerë për vdekjen e të resë në stacionin e policisë javës që shkoi.

Demonstrimet po përhapen edhe në qytete të tjera pas vdekjes së vajzës që u ndalua për çështje të traditës së shamisë së kokës, dhe shkelje të rregullave ‘morale’ në vendin konservator musliman.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte demonstrues në Teheran që tentonin të përmbysnin një makinë policie, e cila kishte xhamat e thyera.

Në të tjera pamje protestues shiheshin duke brohoritur e duke goditur makinën e policisë që lëshon ujë me presion për shpërndarjen e turmave.

Në video raportohej për protesta nga qytete të tjera të vendit por mediat thonin se pamjet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Protestat nisën kur 22 vjeçarja kurde-iraniane Mahsa Amini, u shpall e vdekur të premten, teksa kishte rënë në koma pas arrestimit për shaminë e saj të kokës në Teheran.

Policia e Teheranit tha se Amini “kishte pësuar një atak kardiak” gjatë ndalimit, ndërsa media të tjera flisnin për probleme të mëparshme shëndetësore të të ndjerës para arrestimit.

Prindërit e Amini kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe aktivistët thonë se ajo është rrahur në ndalimin e policisë.


Protestues në Iran tentuan sot të përmbysnin një makinë policie në vijim të zemërimit të gjerë për vdekjen e të resë në stacionin e policisë


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like