(VIDEO) Protestojnë banorët në Vizbeg, fëmijët ecin me kilometra për shkollë, qeveritarët heshtin

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Dhjetëra qytetarë të lagjes Vizbeg kanë protestuar sot, duke bllokuar udhëkryqin e parë që të dërgon drejt komunës së Shutkës. Banorët e kësaj lagjeje kërkojnë nga pushteti që sa më shpejtë të zgjidhet problemi me të cilin përballen fëmijët e tyre, të cilëve ju duhen 4 deri 5 kilometra për të arritur në shkollë.

Lirim Sejdi tregon se si ka tentuar të kontaktojë me autoritet komunale të të tre komunave ku mësojnë fëmijët e tyre dhe ka hasur në jogatishmëri nga ana e tyre që t’i takojë.

Lirim Sejdi, banor

“Ne provuam të kontaktojmë me autoritetet komunale, ku të trijave komunave ku mësojn fëmijët tanë, siç janë komuna e Çairit, Butelit dhe komuna e Shuto Orizarës, por për fat të keq hasëm në jogatishmëri nga ana e tyre që të na takojnë. Ata nuk deshën as që të dëgjojnë hallet që i kemi ne si baorë të lagjes së Vizbegut dhe nuk dëshiruan që të gjejnë mënyrë se si mund të zgjidhet problemi me të cilën ballafaqohem fëmijët e kësaj lagje. Si duket halli i karrigeve të tyre është shumë më i vlefshëm se sa vuajtjet dhe torturat që fëmijët tanë i hasin dhe i përjetojnë çdo ditë”

Ndërkaq, Nebi Ibrahimi dhe Luan Baftijar, banorë të kësaj lagjeje, akuzojnë pushtetin dhe thotë se kërkesat tyre  kanë hasur në vesh të shurdhor. Ata më tej deklarojnë se mbetën të habitur si kjo gjë mos t’ju interesojë askujt.

Nebi Ibrahimi, qytetar

“Premtime ka dhënë bash ministri  Arsmit dhe Artan Grubi ka folur shpreshherë se u kry puna e shkollës a faktikisht puna e shkollës po mbetet në vesh të shurdhur dhe nuk po ndërtohet.  Nuk është kjo punë që sot e kemi nisur ose sot kemi dale ta shprehim mllefin tone, por kjo është punë e kahmotshme që kërkojmë napër komuna ku edhe mediat kanë qenë prezent por nuk e di pse s’po zgjidhet”

Luan Baftjar, qytetar

“Shkolla u ka premtua  çdo herë. Unë vet jam prindër dmth 4 fëmijë i kam në shkollë dhe përditë jam i obliguar dhe asnjë punë tjetër nuk mund bëj përveç se t’i dërgoj fëmijët në shkollë dhe t’i kthejmë. Neve na takonë me ligj, e nëse nuk kemi shkollë na duhet transport. Ne e kërkojmë atë çka na takon derisa të zgjidhet problemi me shkollën. Premtime çdo here ka pasur dhe besoj se do të ketë, por ne ketë jemi mbledhur dhe to japim afat komunave të zgjidhet problem me transportin përkohësisht. Ne do të kërkojmë edhe fillimin e ndërtimit të shkollës”

Përndryshe shkolla në Vizbeg ishte premtuar disa herë nga partia në pushtet BDI dhe nga kryetari i komunës së Butelit,  Velimir Smilevski i cili së fundi kishte deklaruar  se shkolla në Vizbeg do të nisë të ndërtohet në maj të këtijë viti. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like