(VIDEO) Protestohet para ambasadës Serbe në Shkup, kundërshtohen kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grup qytetarësh të Maqedonisë së Veriut, ju përgjigjen thirrjes së kryetarit të Shoqatës  të Burgosurve dhe të Dënuarve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, për të   protestuar kundër kërcënimeve të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës,  para ambasadës së Serbisë në Shkup.

Organizatori Shpëtim Pollozhani, në fjalimin e tij, Presidentin e Serbisë , Aleksandër Vuçiq e quajti kopje e shëmtuar  ballkanike e Putinit, pasi siç tha Pollozhani, Vuçiq po shkon në hapat e presidentit të Rusisë.

 SHPËTIM POLLOZHANI-KRYETAR I SHOQATËS TË BURGOSURVE DHE TË DËNUARVE POLITIKË SHQIPTAR

“Le të mos harrojë Vuçiq, se shqiptarët kanë një gjuhë, kanë një histori dhe një flamur, që do ta mbrojmë deri në fund. Kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX, që të veprojnë në ruajtjen e sovranitetit, lëvizjes së lirë dhe të kufijve të Kosovës në bashkëpunim m e ushtrinë dhe policinë e Kosovës. Le të mos harrojnë se faktori kombëtar si garantë i ruajtjes së paqës në Kosovë , se as varret e vitit 1998-99, ende nuk janë rrafshuar”.

Ashtu siç edhe u paralajmërua,  protesta  u përkrahë edhe nga disa parti politike shqiptare, ku kryetari i forumit rinorë të Alternativës, Adem Jashari, tha se janë këtu që bashkërisht të shprehin qëndrimin e tyre, pro sovranitetit të Kosovës.

ADEM JASHARI- FORUMI RINORË I ALTERNATIVËS

“Ashtu siç kemi qenë pranë Kosovës tonë gjithnjë, duke mbështetur gjatë masave të dhunshme në të gjitha demostratat, gjatë luftës së viteve 1998-99, por edhe në luftën çlirimtare, ne edhe sot jemi këtu për ti dërguar mesazh Sërbisë se, duke synuar rrënimin e shtetësisë së Kosovës, ajo nuk i ka lënduar vetëm qytetarët e disave komunave të Veriut, e as të Kosovës në përgjithësi, por në këtë mënyrë ajo e lëndon shpirtin liridashës të të gjithë shqiptarëve kudo në botë”.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, tha se tendenca e Serbisë është tendencë për destabilizimin e Kosovës.

HALIL SNOPÇE-DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËR

“Sovraniteti i Kosovës duhet të jetë funksional dhe e drejta elementare e njerëzve në shtet është e drejtë e lëvizjes, me vendosjes e barrikadave normalishtë pamundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve  dhe kjo është e drejtë elementare e qytetarëve dhe shteti i Kosovës e ka të drejtën e sajë elementare që të instalon ligjin”.

Me këngën BESA-BESA, nga protestuesit, Shpëtim Pollozhani tentoi që të dorëzojë një mesazh të shkruar deri tek ambasada e Serbisë, por të njejtit nuk e pranuan, me arsyetimin se ky mesazh duhet të dërgohet me anë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like