(VIDEO) Protesta në Shkup në mbështetje të popullit ukrainas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ukrainasit në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot para Ambasadës Ruse kundër sulmeve ruse në Ukrainë. Me brohoritjet “Putini fashist”, “Ndal luftës në Ukrainë” dhe pankarta që krahasonin presidentin rus Vladimir Putinin me Hitlerin, protestuesit shprehën brengën e tyre për miliona bashkëkombas ukrainas që gjenden akoma mes luftimeve. Oleksandar Urbanoviq, kryetari i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, theksoi se protesta ka për qëllim të ngritet zëri për paqe në Ukrainë.

OLEKSANDAR URBANOVIQ, KRYETARI I SHOQATËS SË UKRAINASVE NË RMV
Kësaj ambasade të agresorit i themi se nuk është normale që në shekullin 21 të vdesin njerëz që Putini të mbetet në pushtet me duart e tij të përgjakura me vdekjen e fëmijëve tanë dhe njerëzve të pafajshëm që po fshihen. Ushtria jonë është e gatshme për rezistencë por megjithatë mendojnë se duhet diplomaci, qetësi, paqe. Të ndalet kjo luftë. Nëse ka nevojë çdo ditë do të vijmë këtu të protestojmë”.

Një protestues tjetër shpjegoi se familjarët e tyre në Ukrainë janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, megjithatë janë të gatshëm të luftojnë deri në fund. Madje edhe vet ai tha se po e mendon seriozisht të kthehet e të luftojë.

PROTESTUES
“E kam një luftë të brendshme me veten, pyes a duhet të qëndroj këtu apo të kap pushkën dhe të shkoj atje të mbroj shtetin, pasi që dua ta mbroj shtetin tim. Në fund të fundit do të vijë koha që do të shkoj”.

Ai thotë se ndërkombëtarët duhet të reagojnë dhe të ndalin agresionin rus.

PROTESTUES
“Jam këtu me familjen time për më shumë se pesë vite. Kemi ardhur këtu për biznes. Po e shohim çfarë po ndodhë në  Ukrainë ku kemi familje, miq. Është një shok, në shekullin 21 të ndodhë kjo, në Europë. Rusia po vret civilë. Evropë zgjohu, Rusi çfarë po bën?”

Protestës iu bashkëngjiten edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u panë edhe politikanë, përfshi edhe Ministrin aktual të Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevskin. /SHENJA/

 

You may also like