(VIDEO) Presidenti i Shqipërisë u takua me krerët e partive politike

by admin
Spread the love




Jam i bindur se së shpejti që të dy vendet do t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në Union, pasi edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria deri tani kanë plotësuar gjithçka çka është kërkuar prej tyre. Tani e ka radhën BE-ja. Kështu tha kryetari i LSDM-së dhe mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm me kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

LSDM

“Në takim janë diskutuar shumë tema aktuale, por në fokus ishte bashkëpunimi i ndërsjellë, iniciativa Ballkani i Hapur dhe procesi i eurointegrimeve. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka theksuar se është i qartë përparimi që Maqedonia e Veriut e ka arritur gjatë disa viteve të kaluara”.

Meta paradite u takua edhe kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi, dhe atë të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Selën. Me të siç bëjnë me dije, kanë biseduar për situatën politike, zhvillimet në rajon dhe procesin integrues.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut një ditë më parë, zhvilloi takim me liderin e opozitës  maqedonase, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE-së dhe të Mickoskit në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Kjo është dita e tretë e vizitës zyrtare të presidentit shipqtarë në vendin tonë. Para një dite ai është takuar edhe me presidentin Stevo Pendarovskin dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like