(VIDEO) Presidenti gjerman: Askush nuk mund të premtojë se RMV do të hyjë në BE në vitin 2030

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Maqedonia e Veriut është pjesë e Bashkimit Evropian, por duhet të vazhdojë me reformat e brendshme. Kështu deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Shtajnmaer gjatë vizitës zyrtare të tij në Shkup,  ku theksoi se Maqedonia e Veriut gjendet përpara një vendimi të madh, pasi për të hapur rrugën drejt Bashkimit Evropian, duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Shtajnmaer nënvizoi se Gjermania e mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut, dhe përshëndet faktin që ka bërë një hap të madh në qershor të këtij viti me mbajtjen e parë ndërqeveritare  për hapjen e negociatave me BE-në.

Sinkron: Frank-Walter Shtajnmaer, presidenti gjerman

“Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë më tej me reformat e brendshme. Për këtë biseduam dhe u pajtuam se procesi i reformave do të vazhdojë dhe nga ana ime mund të ju them se vendi juaj mund të llogarisë edhe në mbështetjen e Gjermanisë. Ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe jemi munduar për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”

I pyetur se sa është real plani i Maqedonsë së Veriut që deri në vitin 2030 të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Shtajnmaer tha se këtë gjë askush nuk mund ta garantojë, dhe për këtë arsye reformat duhet të lëvizin sa më shpejt.

Sinkron: Frank-Walter Shtajnmaer, presidenti gjerman

“Unë gjatë vizitës time këtu nuk do të flas vetëm në parlament, por do të takohem edhe me deputet të partive të ndryshme politike dhe do të besidoj me ata. Unë dua që anëtarësimi në BE i Maqedonisë së Veritu të ndodh sa më parë, se a do të ndodh në vitin 2030, këtë askush nuk e di, asnjë politikan i Maqedonsë, i Gjermanisë apo ndonjë i Bashkimit Evropian”

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se jemi shtet i cili është më i përgatituri për bisedimet me BE-në, dhe se beson që do të kryhen për një kohë sa më të shpejtë.

SINKRON: STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-S

“Unë ju garantoj sepse e di nivelin e përgatitjes në lidhje me integrimet evropiane, ne kemi 17 vite që po përgaditemi për këto bisedime dhe kjo është periudha më e gjatë e përgatitjeve në historinë e ndonjë vendi. Ne jemi kandidati më i përgatitur për anëtarësimin në BE. Unë jam i bindur se nëse bisedimet nuk bazohen në historinë, por janë të bazuar në kriteret reale, ne do ti kryejm në një kohë rekord këto bisedime”

Pendarovski shtoi se vizita e homologu të tij ka vlerat e saj sepse po ndodh në një kohë kur po ballafaqohen me një luftë në hapësirën evropiane, dhe në këtë periudhë sensitive kanë nevojë të patjetërsueshme nga aleatët e mëdhenj, siç është ai i Gjermanisë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like