(VIDEO) Prej nesër buka do të shitet për 32 denarë, prodhimet e qumështit më lirë vitin tjetër

by admin
Spread the love




Muaji i fundit i vitit sjellë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë së Veriut , pasi nga nesër disa nga furrat e bukës informuan se qytetarët do të mund të blejnë bukë me çmim më të lirë,  për 32 denarë, sepse furrat e bukës nga nesër do të blejnë energji elektrike të subvencionuar nga qeveria për 80 euro MË-orë. Nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski  tha për agjencinë mia se në periudhën e ardhshme, do të ketë korrigjim edhe në çmimet e produkteve tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.

GORAN GJORGJIEVSKI, NËNKRYETAR I LIDHJES SË ODAVE EKONOMIKE EKONOMIKE

“Për të qenë në gjendje të plotësojmë edhe më shumë nevojat e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të mos rrezikojmë likuiditetin e kompanive, besojmë se aktivizimi i rezervave të mallrave është një masë që do të arrinte një përfitim më të gjerë. Sipas informacioneve që i kemi për furnizimet që kemi si shtet, duhet të mjaftojnë edhe për këtë periudhë dhe vitin e ardhshëm nuk duhet të ketë probleme të mëdha, sepse Serbia, ku bëhet eksporti më i madh, ka sasi të mjaftueshme”.

Gjorgjievski tha se parashikimet afatgjata nuk mund të jepen paraprakisht për trendin e çmimit të grurit, pasi është produkt në bursë dhe varet nga lëvizjet dhe zhvillimet më të gjera globale.

Ndërkaq, ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori. Ulje të çmimeve në dhjetor nuk mund të priten për produktet e qumështit.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like