(VIDEO) Popov, Buxhaku, Kuçi, Belevski dhe Ilieva përfundimisht ambasadorë

by admin
Spread the love




Maqedonia e Veriut përfundimisht do të dërgoj pesë ambasadorë në misione diplomatike në disa kryeqytetet kyçe. Pasi kohë pas kohe dilnin emra të figurave që do të emëroheshin për këtë pozitë diplomatike dhe nëse kishte reagime në opinion ato tërhiqeshin, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane u dëgjuan misionarët e rinj diplomatik.

Kjo seancë u mbajt me dyer të mbyllura sepse materialet që do të dëgjoheshin janë të karakterit të besueshëm dhe në to do të mund të kenë qasje vetëm deputetët me certifikata të besueshme. Dëgjimi në seancën e Komisionit ishte faza e fundit e ambasadorëve, pas çka ato menjëherë nisen për në destinacionet paraprakisht të përzgjedhura.

Prej katër vitesh, qëndronte vendi i zbrazët në aleatin kryesor të vendit dhe të NATO-s, në SHBA. Kështu, për ambasador në Washington, është caktuar Zoran Popov. Ai vjen nga pozita, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Krahas Popov, Maqedoninë e Veriut në Kanada, do ta përfaqësojë Agron Buxhaku. Ai në vitin 2004 disa muaj ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve, pastaj edhe deputet. Më pas ishte ambasador në Francë, ku qëndroi deri në vitin 2015, kurse në 2016 u emërua drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.Tezat e tyre për aktivitetet diplomatike i kanë prezantuar edhe ambasadorët e rinjë që do të shkojnë në Norvegji, Driton Kuqi, në Belgjikë, Metodija Belevski dhe në Sllovaki Evgenija Ilieva.

Në periudhën në vijim, pritet të plotësohen edhe disa vende të zbrazëta për ambasadorë, sepse siç ka njoftuar MPJ janë marrë miratimet edhe për tre ambasadorë të rinj dhe janë në vazhdim përgatitjet për marrjen e detyrave. Bëhet fjalë për ambasadorë në Francë, ku do të shkoj drejtori aktual i Agjensionit për Siguri Nacionale Viktor Dimovski, në Bullgari, do të shkoj shefja aktuale e misionit të Maqedonisë në BE Agnesa Rusi dhe në Turqi do të qëndrojë Jovan Manasijevski.

Emine Ismaili /SHENJA/ 


You may also like