(VIDEO) Policia arreston nëntë persona për shkatërrimin e pyjeve

by admin
Spread the love




Policia gjatë një aksioni në fshatin Brezë të Shkupit, ka arrestuar 9 persona, të cilët dyshohen për prerje dhe shkatërrim të pyllit. Siç njoftojnë nga MPB, janë konfiskuar dru, traktorë dhe automjete tjera, të cilat të dyshuarit i kanë përdorur për prerje dhe transport të drunjve.  Nga MPB, gjithashtu deklarojnë se të njejtit janë kapur nga policia në vendngjarje dhe mjetet e konfiskuara u janë dorëzuar Policisë së Pyjeve.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Ata janë arrestuar duke kryer veprën penale ‘shkatërrim i malit’, gjatë së cilës u janë marrë një traktor pa targa, një kamion Mercedes me targa të Shkupit, në pronësi të A.A, i ngarkuar me 11 metër kub dru zjarri, disa sharra me motor dhe sëpata. Në të njëjtën kohë, në vendin e ashtuquajtur ‘Rashtica Baçilla’, pas marrjes së masave, policia gjetën tre automjete për ngarkim, dy traktorë dhe mjete tjera, të ngarkuara me rreth 43 metër kub dru zjarri”.

Nga MPB, theksojnë se për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like