(VIDEO) Plasaritje mes VMRO-së dhe kryetares së Shkupit, Mickoski: Rrugët me Arsovskën na janë ndarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në jetë,  jogjithmonë përmbushen pritshmëritë edhe nga njëra edhe nga tjetra palë dhe thjeshtë rrugët mund të shkojnë në anë të ndryshme. Kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kur u pyet për kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovskan, pasi ajo shkarkoi drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, me çka la të kuptohet se mes tyre ka përçarje. Ndërsa për shkarkimin e Zllatko Perinskin dhe dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovskit, Mickoski tha se e kanë mbështetjen e tij të pa rezervë dhe se që të dy në të ardhmen do të marrin angazhime të reja.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Edhe Gjoko Vellkovski që sot dha dorëheqje dhe Zllatko Perinski kanë mbështetjen time apsolute sepse besoj në karakterin e tyre të ndershëm dhe në punën e tyre të ndershme dhe sigurisht që ato mbeten pjesë e planit të VMRO-DPMNE –së dhe planeve të mia, në të ardhmen”.

Qyteti i Shkupit  mëngjesin e sotëm bëri me dije se të premten e ka shkarkuar Zlatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizim”, nga radhët e VMRO-së, për shkak të siç kanë thënë, arbitraritetit dhe sjelljes së papërshtatshme në procedurën e ndarjes së tenderit.

Ndërsa gjatë ditës u dorëhoq nga pozita e seretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit Gjoko Vellkovski, po ashtu kuadër i VMRO-së. Sipas tij der tek ky vendim ka ardhur përshkak se ndjehet i zhgënjyer nga Arsovska.

Gjoko Vellkovski, ish sekretar i Qytetit të Shkupit

“Këtë vendim timin  e kam sjellë për faktin se jam i zhgënjyer nga potenciali i dobët  dhe mosbashkëpunimi nga ana e kryetares Arsovska në realizimin e projekteve kapitale për Qytetin e Shkupit. Premtimi për shkupjanët ishte një metropol modern dhe rezultatet do të ishin të shpejta dhe të besueshme”.

Përndryshe, më 14 korrik,  Qyteti i Shkupit njoftoi se ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Kristijan Stamenov. Më herët Arsovska kishte shkarkuar edhe drejtorin e NP “Higjiena komunale” nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like