(VIDEO) Petrovska: E ndihmojmë Ukrainën sepse është vendi që u sulmua

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ne ndihmojmë të  sulmuarit dhe  jo sulmuesit. Kështu deklaroi ministrja  e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila është deklaruar në lidhje me ndihmën që Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës.

Transporti i tankeve ishte i dukshëm, por tani nuk do të shpallim sasinë e pajisjeve ushtarake në fjalë për arsye sigurie, tha Petrovska, sot gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Ushtrisë.

Ministrja Slavjanka Petrovska, ka theksuar se vendimi për dhurimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën është absolutisht vendim i një shteti sovran, pa marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s.

SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROTJES

“Qeveria konsideroi se në kushtet kur sulmohet një shtet tjetër sovran dhe i pavarur, Ukraina, ne duhet të ndihmojmë, të udhëhequr nga parimet e përgjithshme të pavarësisë. Për këto arsye, ne morëm vendimin për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën, në pajisje, sepse Ukraina është vendi që u sulmua. Vendimi për dhurimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën është absolutisht vendim i një shteti sovran, pa marrë parasysh se jemi anëtare të NATO-s”.

Ajo më tej informon se që nga vendimi i parë janë marrë vetëm tre vendime dhurimi, të cilat klasifikohen për arsye sigurie. Ato përmbajnë detaje të brendshme se  çfarë lloj pajisjeje dhe në çfarë sasie është dhuruar.

SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROTJES

“Që nga vendimi i parë kur është marrë nga Qeveria në seancën e saj me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, është komunikuar dhe njoftuar opinionit publik se jemi duke marrë vendim për donacion dhe në të tre rastet është ndjekur ai shembull, ndërsa informacioni që u nda shprehimisht me publikun është se kemi marrë vendim për dhurimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimit për nevojat e ushtrisë ukrainase”.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska thekson se detajet nuk u publikuan për arsye sigurie, por kjo nuk do të thotë që kur të bëjmë një vlerësim se nuk ka rrezik sigurie, ato tre vendime do të deklasifikohen siç duhet dhe publiku do të dijë absolutisht saktësisht se në çfarë sasie dhe çfarë lloj pajisjesh dhe armatimi i kanë dhuruar Ukrainës.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like