(VIDEO) Petrov: Vizita në Shkup ishte sukses i madh

by admin
Spread the love

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, para gazetarëve në Sofje,  vizitën e djeshme në Shkup e cilësoi si një sukses të madh, duke theksuar se ende ka shumë punë për t’u bërë.  Kreu i qeverisë bullgare tha se ata ishin të parët që kanë shtrirë dorën, ndërsa Maqedonia ua ka dhënë notën që e kanë kërkuar tashmë dy vite.

Kiril Petkov, kryeministër bullgar

“Nga njëra anë shtrënguam dorën duke shkuar fillimisht atje dhe nga ana tjetër na dhanë një shënim që shpresonim ta merrnim dy vjet më parë. Ky shënim është shumë më i rëndësishëm sesa thjesht emri i shkurtër dhe i gjatë. Ai shënim tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Është normale që ata ta thonë këtë, por nota u fol, u fol dhe u negociua, dhe ne e morëm vetëm sepse bëmë një qasje të re. Këtu duhet kuptuar se dje ishte një sukses i madh”.

Petkov shtoi se Komisioni për çështje historike do të diskujtojë pjesën e historisë në të cilën ka pasur një regjim fashist në të gjithë Evropën, dhe se si ka ndikuar në territorin e sotëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

Kiril Petkov, kryeministër bullgar

“Ata do të punojnë në pjesën e historisë  për regjimin fashist në të gjithë Evropën, dhe si ai ndikoi në territorin e Maqedonisë së Veriut. Komisioni i historisë duhet të hyjë në shumë detaje. Por më e rëndësishmja është se u dakorduam të kemi lidhje transporti nga Sofja për në Shkup, brenda 60 ditëve dhe kjo do të bëhet në mënyrë më transparente”.

I pyetur nga gazetarët nëse ai i është përmbajtur qëndrimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, Petkov tha se, shumë njerëz e kanë parë atë që më parë nuk ka qenë e mundur të ndodhë, respektivisht kanë arritur ta marrin notën nga Maqedonia e Veriut.

Përnndryshe, nga marrëveshja e arritur dje nga dy kryeministrat, atij të Maqedonisë së Veirut, Dimitar Kovaçevskit  dhe atij bullgar, Kiril Pektov,  nga dita e djeshme përdorimi i shkurtër Maqedonia e Veriut nuk paraqet më problem për Bullgarinë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like