(VIDEO) Përmirësohet gjendja e të lënduarve, dy lëshohen në shtëpi, 3 vijnë në Shkup

by admin
Spread the love




Dy të mbijetuarit nga tragjedia e Bullgarisë, të cilët u sollën për trajtim në Spitalin shtetëror në Shkup, janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lirohen në mjekim shtëpiak. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se gjendja e 17 vjeçares dhe 49 vjeçarit do të ndiqet edhe më tej dhe do të ofrohet ndihmë për tejkalimin e pasojave të aksidentit të tmerrshëm.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Fillimisht të them se dy pacientët e hospitalizuar nw klinikwn pwr kirurgji plastike, sot do të lëshohen në kurim shtëpiak. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, do të vazhdojë trajtimi në aspekt të mbështetjes psikologjike. Kemi pasur kontakte me psikologët tanë”.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme arrijnë edhe 3 pacientë të tjerë nga Bullgaria. Të gjithë 5 pacientët e mbetur në spitalin “Pivorok” të Sofjes ndjehen mirë, por 3 prej tyre tashmë mund ta përballojnë transportin drejt Shkupit.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Sot do të arrijnë edhe tre pacientë, njëri veçmë është nisur, dy të tjerët nisen në orët e pasdites, do të arrijnë me siguri sonte. Dhe me siguri edhe këto tre të tjerët përsëri do të mbahen nw klinikën për kirurgji plastike. Ndjehen mirë tash në këtë moment tw gjithë që janë atje, përfshirë edhe këta tre, pra mund të transportohen, mirë ndjehet edhe pacienti i operuar, ai tashmë është vertikalizuar dhe fillon të ecë”.

7 pacientët mbijetuar janë kryesisht me fraktura, të shkaktuara nga kërcimi i tyre përmes dritares së pasme të autobusit pasi kishte marrë flakë. Ndërkohë këto ditë pritet edhe sjellja e kufomave, por u paralajmëruan vonesa në procesin e identifikimit përmes ADN-së. /SHENJA/

 


You may also like