(VIDEO) Përgjysmohet numri i nxënësve në Gostivar e Strugë, dhjetëfishohet në Aerodrom dhe Butel

by admin
Spread the love

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht në dy dekadat e fundit. Në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%,  në krahasim me vitin 2001/2002, tregon hulumtimi i  institutit Arbën Xhaferi i bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.  Në vitin 2001/2002, mësimin e ndiqnin  244.740 nxënëss, ndërsa në vitin 2021/2022 mësimin e ndiqnin 186.649.

Rënia e numrit të nxënësve ka ndodhur në 68 komuna të Maqedonisë së Veriut, kurse rritje ka në vetëm 9 komuna.

INSTITUTI ARBËN XHAFERI

“Tri komunat me rënien më të madhe të numrit të nxënësve janë: Kratova (-56,98%), Pllasnica (-56,69%) dhe Çeshinova-Oblesheva (-56,38%).

Ndërsa Aerogromi dhe Buteli kanë rritje më të madhe të numrit të nxënësve. Aerodromi ka rritje prej 966% të numrit të nxënësve. Nga 665 në vitin 2001/2002, në 7.091 në vitin 2021/2022. Buteli ka rritje prej 334,09% nga 1.194 nxënës në 5.183”.

Në katër komuna me shumicë shqiptare ka rritje të numrit të nxënësve, respektivisht Studeniçani (33,21%), Çashka (22,93%), Çairi (21,79%) dhe Haraçina (11,45%). Që të gjitha këto komuna janë pjesë e qytetit të Shkupit ose të periferisë së kryeqytetit. Saraji, gjithashtu pjesë e qytetit të Shkupit ka rënie margjinale të numrit të nxënësve prej -2,99%.

Komunat me shumicë shqiptare në rajonet tjera të vendit kanë rënie të madhe të numrit të nxënësve. Vetëm Dollneni (-4,68) dhe Tetova (-16,51) kanë rënie nën nivelin e mesatares së shtetit.

Të gjitha komunat tjera me shumicë shqiptare kanë rënie më të madhe se ajo në nivel shteti:  Bërvenica (-31,02%), Likova (-32,45%), Zhelina (-35,18%), Jegunoci (-38,23%) dhe Dibra (-39,13%).

 

INSTITUTI ARBËN XHAFERI

“Në pesë komuna me shumicë shqiptare, rënia e numrit të nxënësve ka arritur proporcione të jashtëzakonshme me një numër të nxënësve gati të përgjysmuar brenda dy dekadave të fundit: Struga (-42,17%), Tearca (-45,68%), Kërçova (-46,97%), Vrapçishti (-47,21%) dhe Gostivari (-47,44%)”.

Nëntë komunat ku ka patur rritje të numrit të nxënësve janë që të gjitha pjesë e qytetit të Shkupit apo periferi imediate e kryeqytetit: Aerodromi, Buteli, Studeniçani, Çashka, Çairi, Shutka, Haraçina, Petroveci dhe Ilindeni.  /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like