(VIDEO) Përçarjet në ASH: Plumb para shtëpisë së Taravarit, dajak për një drejtor!

by admin
Spread the love

Dy mendime të ndryshme, mes kryetarit aktual dhe ish kryetarit, shkaktuan përçarje, zënka verbale, kërcënime e deri në dhunë, në partinë Aleanca për Shqiptarët.

Në shtëpinë e kryetarit Arben Taravarit në Gostivar, mengjesin e sotëm është gjetur një plumb. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe japin detaje rreth kësaj ndodhie.

SPB Tetovë

“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike i kalibrit 7.62 milimetra”.

Menjëherë pas këtij rasti, reagoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Krenar Lloga. Ai në facebook shkroi se, derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bën thirrje për maturi e qetësi, pasi edhe nëse ndahen rrugët, këtë siç tha, ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.

KRENAR LLOGA, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I ASH-SË

“Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë”.

Mbrëmjen e së dielës, u sulmua fizikisht edhe Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara Driton Nebiu. Sipas tij, sulmuesi ka qenë Krenar Osmani, udhëheqës i grupit të tifo-grupit “Ballistët”. Nebiu deklaroi se nuk e njeh Osmanin, ndërkaq motivi sipas tij, mund të jetë ose për profesionin që ushtron ose për partinë.

ASH dënoi ashpër sulmin e mbrëmshën fizik nga ana e Krenar Osmanit, ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Drejtorit, Driton Nebiut.

ASH

“Ngjarjet e këtilla janë të patolerueshme dhe kanë për qëllim njëllosjen e subjektit të vetëm politik që mbahet për traditë të vlerave demokratike dhe institucionale. Ju bëjmë thirje anëtarëve të denjë të Aleancës për Shqiptarët që të përmbahen në këto ditë vendimtare dhe të mos bien pre e personave që ia duan të keqen shtëpisë tonë të madhe dhe të pastër”.

Përndryshe, gjithëçka nisi prej statusit të Taravarit në facebook, ku kërkoi mbështetjen e Kuvendit të partisë, që në zgjedhjet e ardhshme ASH të garoj së bashku me opozitën shqiptare. Mirëpo, kjo nuk i pëlqeu ish kryetarit Ziadin Selës. Përmes një reagimi të tij, po ashtu në facebook veprimin e Taravarit e quajti akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të ASH-së. Zyrtarët tjerë të partisë për të treguar se në cilën anë poziciohen, shpërndanin statusin e  Taravarit apo Selës. Ky i fundit, në një pres konferencë që mbajti të dielën në mbrëmje ka thënë se në Kuvendin e partisë, që pritet të mbahet të shtunën do të kërkoj shkarkimin e Taravarit, nga posti i kryetarit. Ndërkaq, 19 anëtarë të përbërjes së fundit të Akademisë të Aleancës për Shqiptarët, kanë publikuar një deklaratë përkrahjeje për kryetarin Taravari.  Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like