Numri i studentëve në vend është ulur për 12%, ose rreth 7 043 studentë më pak, në 10 vitet e fundit. Më shumë studentë në këtë 10 vjeçar kanë humbur universitetet shtetërore 11 150, gjegjësisht 22%. Kështu thotë analiza e Qendrës për Komunikime Civile.
Humbësi më i madh, me pothuajse 5 mijë student më pak është Universiteti “Kirili dhe Metodi”. Kurse sipas Fakulteteve, më shumë kanë humbur Fakulteti Ekonomik, Filologjik dhe i Ndërtimtarisë. Por, krahas kësaj Universitetet private kanë 4 054 ose 56% më shumë studentë për 10 vitet e fundit. Rritje prej 20% ka edhe në institucionet e arsimit të lartë fetar.
Më shumë interes për të studiuar sipas kësaj analize studentët kanë tek shkencat mjekësore, gjegjësisht çdo i pesti student dëshiron të bëhet mjek.
Qendra për Komunikime Civile
“Dukshëm më shumë studentë në vend ka tek shkencat medicinale. Më shumë se 10 000 ose 20% të studentëve janë regjistruar në ndonjë institucion të arsimit të lartë medicinal. Nga shkencat e tjera, krahas medicinës, shkenca e dytë me më shumë studentë është informatika, me gjithësej 6 065 studentë dhe e treta, me përafërsisht aq studentë, gjegjësisht 6 065, është ekonomia”.
Më së shumti studentë në fakultetet individuale ka në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinjerisë Kompjuterike të Shkupit (4.722), në tre fakultetet shtetërore të mjekësisë, në Tetovë (3.354), Shtip (3.186) dhe Shkup (2.915), si dhe në Fakultetin Ekonomik të Shkupit (2.022).
Të gjitha universitetet shtetërore, përveç “Nënë Terezës” shënojnë ulje të numrit të regjistrimit të studentëve të rinjë.
Hulumtimi ka treguar se ky 10 vjeçar ka shënuar rritje të kuadrit të mësimdhënësve.
Qendra për Komunikime Civile
“Por, krahas uljes së numrit të studentëve, rritet numri i mësimdhënësve dhe bashkëpuntorëve. Vetëm për 10 vitet e fundit, kuadri universitar është rritur për më shumë se 1000 persona, gjegjësisht një e treta. Në Universitetet shtetërore ka 26% më shumë kuadër sesa para 10 viteve, në ato private, kuadri është rritur për 45%”.
Më së shumti kuadër ka Universiteti i Tetovës.
Emine Ismaili /SHENJA/