(VIDEO) Pendarovski nga Sofja: Nevojitet solidaritet më i gjerë evropian për krizën energjetike

by admin
Spread the love

Nga Sofja, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se interkonjektori i gazit Greqi – Bullgari ka ardhur ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm si për rajonin ashtu edhe për kontinentin.  Gjatë fjalimit në ceremoninë e fillimit të operacionit tregtar, Pendarovski ka deklaruar se të gjitha shtetet kanë përpara një dimër të vështirë për të përballuar, si dhe inflacion të lartë, papunësi në rritje.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Kjo është një mundësi e re për të diversifikuar furnizimet me gaz jo vetëm për Ballkanin por për të gjithë Evropën Juglindore. Sa më shumë të lidhur të jemi, aq më fleksibël do të jemi, sado të vështira të jenë sfidat e energjisë”.

Pendarovski e përgëzoi Azerbajxhanin për rolin konstruktiv në të gjithë këtë proces, si dhe Bullgarinë dhe Greqinë, të cilat me zgjerimin e infrastrukturës së tyre energjetike po ndihmojnë në lidhjen e të gjithë rajonit. Kreu i shtetit deklaroi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që familjet dhe bizneset  të përfitojnë nga kjo mundësi.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Nevojitet solidaritet më i gjerë evropian po aq sa bashkëpunimi rajonal.  Solidariteti evropian në veprim mund të zbusë euroskepticizmin që ka qenë një rrezik kohët e fundit. Ne presim më pak biseda dhe më shumë veprime. Në rrethanat aktuale, mënyra më e lehtë për të ndihmuar ekonomitë tona është që BE të forcojë mekanizmat tanë të integrimit evropian me instrumentet e nevojshme”

Presidenti Pendarovski deklaroi se është koha që askush të mos përqendrohet në interesat e ngushta kombëtare, por të bëhen përpjekje të përbashkëta për të përballuar situatën e vështirë që i pret të gjitha vendet.  /SHENJA/

You may also like