(VIDEO) Pastrohen mbetjet e vërshimeve nga lagjet e urbanizuara të Shkupit

by admin
Spread the love

Pas reshjeve të mëdha të shiut pasditen e djeshme, rrugë e Shkupit duken në gjendje të mirë. Mbrëmë, rrugë, çati të shtëpive, drunjë e vetura të dëmtuara kishte gjithkund, por ekipet e shpëtimit të qytetit të Shkupit kanë larguar një pjesë të tyre. Ekipi i TV SHENJA vizitoi lagjet e komunës Aerodrom, nëpër rrugët e së cilës kishin ngelur dëshmi nga përmbytjet e djeshme. Banorët e kësaj komune rrëfejnë përjetimet e këqija, duke theksuar se gjendja ka qenë katastrofale dhe ankohen  për mos pastrimin e rregullt të pusetave, të cilat edhe ishin shkak për gjendjen e krijuar.

 QYTETAR

“Ka pasur shumë dëme, janë dëmtuar edhe çatitë e shtëpive, kishte dëme nëpër rrugë, nëpër vetura, kishte drunj të thyer, ishte tragjike. Tek ne në shtëpi nuk kishte dëme  por rrugët ishin të mbushura me ujë, makinat e bllokuara nëpër rrugë sepse gomat e tyre kishin përfunduar në ujë”.

QYTETAR

“Rrugët ishin të përmbytura, trotuaret gjithashtu. Pusetat nuk janë pastruar asnjëherë dhe kjo është katastrofë, njerëzit nuk kishin mundësi  të kthehen nga puna në shtëpi me veturat e tyre pasi që rrugët ishin të fundosura, nuk kishte mundësi as në këmbë të ecësh e most ë flasim për makina. Këtu ndonjë pjesë është pastruar po ka akoma pjesë të pa pastruara”.

Banorët thonë një pjesë e rrugëve është pastruar por nëpër rrugica akoma ka mbetje nga përmbytjet e djeshme.

Ndërkaq, kryetarja e qytetit të Shkupit mbrëmë tha se shiu shkaktoi edhe dëme materiale të cilat kanë qenë duke u riparuar dhe pas një analize të plotë të situatës, shtabi i krizës do të shpallë zgjidhjen e këtyre problemeve, por do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate atmosferike, veçanërisht në bulevardet e qytetit të sapo rikonstruar ku u shkaktuan dëmet më të mëdha.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like