(VIDEO) Pas Tetovës edhe Buteli largon nga puna “parazitët”

by admin
Spread the love

KryetarI i komunës së Butelit, Darko Kostovski  i ka përjashtuar nga puna 60 të punësuar. Përmes nëj statusi në rrjetin social në facebook, ai ka njoftuar se i ka ndërprerë  kontratat e punës për shkak se pjesa më e madhe nuk kanë shkuar aspak në punë, disa kanë shkuar vetëm ndonjëherë dhe disa të tjerë kanë shkuar por nuk kanë punuar asgjë.  Siç tha Kostovski,  janë   harxhuar shumë para për gjëra të panevojshme, para me të cila do të mund të bëheshin shumë projekte për të mirën e qytetarëve

Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit

“Nga e hëna, 60 të punësuar në komunën e Butelit nuk do të jenë më në marrëdhënie pune, pjesa më e madhe e tyre, më saktësisht 30 persona nuk janë paraqitur aspak në vendin e tyre të punës me vite, një pjesë janë paraqitur kohë pas kohe, ndërsa një pjesë tjetër, kanë qenë të rregullt, por nuk kanë pasur tekstualisht asnjë detyrë pune. Sigurisht që argument për këtë është sistemi për evidentimin e orarit të punës”.

Edhe në komunën e Gazi Babës janë gjetur të punësuar që kanë marrë paga dhe nuk kanë shkuar në punë. Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva  deklaroi se janë nënshkruar 14 marrëveshje pune në periudhën 04.01.2021 deri më 21.09.2021.

Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së

“Në komunën e Gazi Babës, nga këto 14 marëveshje pune, 8 prej tyre janë nënshkruar pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, që është në kundërshtim me nenin 8a të Kodit Penal. Në lidhje me këtë, është nënshkruar marrëveshje me një person gjatë kohës së fushatës zgjedhore edhe atë në datë 13.10.2021. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një person i cili më herët ka qenë i punësuar në komunën e Gazi Babës dhe pastaj është pensionuar”.

Para disa ditësh, edhe kryetari i ri i Tetovës Bilall Kasami, njoftoi se në këtë komunë të paktën 350 persona të punësuar me kontratë në vepër vite me radhë kanë marrë rrogë pa shkuar në punë. Të njejtit, Kasami i obligoi  që t’i kthejnë paratë në buxhetin e Komunës, pasi siç tha ai, e kanë dëmtuar buxhetin e komunës.

Jozyrtarisht, është thënë se borxhi i Komunës së Tetovës është mbi 20 milionë euro.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like