(VIDEO) Pas të nxehtit vjen shiu dhe stuhitë

by admin
Spread the love




Pas temperaturave ekstreme të larta, vendi dje u përfshi nga një shi i rrëmbyeshëm me erëra të forta dhe bubullima. Pas stuhisë së fortë që goditi gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut pasditen e djeshme, në qytetin e Shkupit u shkaktuan disa dëme materiale dhe disa vende kishte edhe ndërprerje të rrymës.

Njëra ndër komunat që pësoi më së shumti nga stuhi, ishte edhe ajo e Aerodromit.

E pësoi edhe çatia e njërës prej ndërtesave në këtë komunë…

Kryetari i komunës, Timço Mucunski së bashku me shërbimet komunale ishin në terren dhe kanë vizituar banorët që kanë pësuar më shumë dëme nga moti.

TIMÇO MUCUNSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË AERODROMIT

“Qytetarët mund të jenë të sigurt se kanë një partner të vërtetë në Komunën  e Aerodromit dhe shërbimet tona punojnë me të gjitha palët e interesuara për të riparuar sa më shpejt dëmet. Qëndrojmë në terren për aq kohë sa është e nevojshme dhe derisa të largohen të gjitha rreziqet për qytetarët”.

Ndërkaq, metorologet informojnë se edhe në ditët në vijim pritet të ketë mot të ngjashëm me atë të djeshmit. Pritet të ketë stuhi me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

Ata mandej theksojnë se ditën e premte do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës pasdite do të ketë paraqitje të izoluar me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Nga e diela parashikohet të fryjë erë e fortë veriore dhe temperaturat do të pësojnë ulje.

Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like