(VIDEO) Pas gjashtë ditëve flet pronari i Besa Transit: Kjo është sprovë prej Allahut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa ditë pas aksidenti tragjik ku u shuan jetët e 45 personave që po ktheheshin nga Turqia për në Shkup me autobusin e agjencisë Besa Trans, pronari Bekim Haxhiu është bërë i gjallë mbrëmë në fejsbukut. Ai përmes një postimi ka shkruar që “Zoti i’u dhëntë xhennetin të vdekurve, ndërsa të lënduarit shërim sa më të shpejtë.

“Këto fjalë i them me keqardhje dhe me zemër të thyer. Ata ishin edhe familja jonë, sepse sa herë udhëtonim i konsideronim pasagjerët si familja jonë. Ne ishim së bashku në Stamboll për katër ditë dhe vura re se shumica e tyre edhe më parë kanë ardhur me ne nëpër turne me autobusët tanë. Këto sprova janë të Allahut dhe besoj se janë të pranuara nga çdo besimtar, vullneti i tij nuk mund të ndryshohet për asnjë minutë dhe lusim Allahun të mos e sprovojë askënd” shkroi Haxhi në fejsbuk, post ë cilin e hoqi disa orë më vonë.

Ndërkaq, ministria e transportit dhe lidhjeve ka sqaruar se autobusi ku humbën jetën 45 pasagjerë nuk kishe licencë për transport ndërkombëtar, dhe se autobusi nuk ishte i vjetër tre vite por 13 vite. Ky autobus gjatë këtij viti  e ka kaluar kufirin mbi 130 herë pa licencë.

Në konferencën e djeshme për media të Prokurorit Publik të Shtetit, Lubimir Joveski, me kolegët e tij bullgarë për tragjedinë e madhe të autobusit në autostradën Struma në Bullgari , ku humbën jetën 45 bashkëqytetarë tanë, u theksua se janë marrë në pyetje tetë persona, ndërsa do të dëgjohen edhe persona të tjerë. Ndër të parët që u mor në pyetje ishte pronari i kompanisë Besa Trans, autobus i së cilës u dogj plotësisht.

Tetë procesverbalet e dëshmitarëve të marra në pyetje u janë dorëzuar prokurorëve bullgarë, të cilat mund të ndihmojnë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Në ditët ne vijim do të dëgjojmë edhe shumë persona, që gjithashtu procesverbali do t’u dorëzohet kolegëve tanë bullgarë” tha prokurori Joveski.

Zëvendësprokurori publik bullgar, nga Prokuroria Publike e Qarkut të Pernikut tha se  për aksidentin nuk mund të fajësohet pronari i kompanisë Besa Trans, pasi siç tha fajësia konkrete kërkohet nga personi cili ka marrë pjesë në transportin e udhëtarëve apo konkretisht shoferët.

/SHENJA/

 

 

 

 

 

You may also like